Ferizaj - 8 persona shoqërohen në Polici për bixhoz

Policia e Kosovës gjatë një operacioni në një lokal në fshatin Doganaj në Ferizaj ka gjetur se në të ka organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.

Në këtë lokal, Policia ka hasur në 8 persona duke luajtur bixhoz.

Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e zhetonëve të cilat përdoren për lojë dhe disa letra të bixhozit.