Kështu u përpoqën të hënën banorët të pengonin zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës – Foto: Policia

Vendimi për Lirimin e Banesave Datonte nga Viti 2008

Verdikti i gjykatës për lirimin e pronave të uzurpuara, në këtë rast të banesave në kompleksin banesor në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, daton që nga 17.11.2008, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas kësaj Gjykata, për këtë aktgjykim të plotfuqishëm dhe për lirimin e banesave palët kanë qenë të informuar që nga viti 2008.

“Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin 2005. Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm (në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05), i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008”, thekson Gjykata e Prishtinës.

Kështu njofton Gjykata në lidhje me operacionin për lirimin e banesave, me ç’rast pati përleshje mes banorëve që kundërshtonin largimin dhe Policisë.

http://kallxo.com/policia-nxjerr-me-force-banoret-nga-banesat-e-uzurpuara/

“Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pabazë”, thuhet më tutje në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Gjatë përpjekjes për dëbimin e banorëve që banesat i mbajnë të uzurpuara që nga viti 1999 Policia ka hasur në rezistencë. Me këtë rast ka pasur të lënduar ngatë dyja palët.

Policia kishte njoftuar gjatë ditës se operacioni i saj ishte ofrim i asistencës në ekzekutimin e një lënde të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

http://kallxo.com/policia-jep-sqarim-rreth-lirimit-te-banesave-te-uzurpuara/

KALLXO.com raportoi mbrëmë për kthimin e banorëve në banesat e tyre nga të cilat gjatë ditës ishin dëbuar me forcë.

http://kallxo.com/banoret-kthehen-ne-banesat-nga-te-cilat-u-debuan/