?????????????

Vegla e Quajtur MSA

Diskutimin ku u fol për ndikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në ekonominë kosovare e organizoi Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së.

Thomas Gnocchi, përfaqësues nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, tha se kjo marrëveshje është një shans shumë i mirë për stimulimin e ekonomisë së Kosovës dhe se është një vegël që duhet të përdoret sa më shumë të mundet.

Por për përfitime nga MSA-ja Gnocchi tha se Kosova duhet ta depolitizojë administratën publike.

“Kosova duhet të luftojë për një administratë shtetërore jo të politizuar dhe pa funksionalizimin e mirëfilltë të kësaj administrate Kosova do të ketë vështirësi të përfitojë nga kjo marrëveshje,” tha Gnocchi.

Ish-ministri i MTI-së, Bernard Nikaj kërkoi trajtim me seriozitet të MSA-së nga kosovarët.

“Kjo marrëveshje duhet të zbatohet me seriozitet nga të gjithë, si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e shtetit, pasi që kjo marrëveshje prek çdo pjesë të jetës tek konsumatori,” tha Nikaj.

Naim Huruglica, ish-drejtori i Doganave të Kosovës, tha se kjo marrëveshje do t’i ngre standardet e biznesit dhe se Kosova do të jetë vendi më atraktiv në rajon për bizneset që vijnë nga BE-ja.

Besian Mustafa, drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Bizneseve në Kosovë, tha se me anë të kësaj marrëveshjeje, bizneset do të përfitojnë grante për ngritje të cilësisë dhe kapaciteteve që ofrohen nga BE-ja.

Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti. Edhe Kryeministri Mustafa vazhdimisht po thotë se nga MSA-ja do të përfitojnë bizneset. [interaction id=”56eb1f3ed34d2f9b2e358d85″]