Vdes Pasi Bie Nga Shtylla Elektrike
28.8.2017 - 10:28
Një person me inicialet R.H. ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike.
Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike e betonit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goshicë të Vitisë.
Sipas raportit mesditën e së shtunës policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Vitisë se një person është sjellë në qendër me lëndime të rënda trupore.
I njëjti pas trajtimit në Qendrën Emergjente të Gjilanit është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Policia kishte marrë informatë se i njëjti ka ndërruar jetë atë ditë orëve të para të mesditës.
Sipas Policisë, viktima kishte rënë nga një shtyllë elektrike e betonit, ku ai ishte duke punuar për shtrirjen e kabllove të internetit.