Foto-ilustrim

Vdes Pasi Bie në Pompë të Betonit

Një person ka vdekur pasi që derisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bërnicë e Ulët të Prishtinës më 14.03.2017 rreth orës 17:40.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Këtë rast Policia po e trajton si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve të sigurisë në vendin e punës.