Klinë - Punëtori rrëzohet nga skelet, lëndohet rëndë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga skelet në lartësi rreth 4 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një aneksi të një shkolle.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur dje rreth orës 18:15 në Klinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime.