Foto: ICTY/Reuters
Vdes i Dënuari për krime Lufte që Piu Helm në Gjykatë
29.11.2017 - 15:05
Slobodan Praljak, i dënuari për krime lufte nga Gjykata e Hagës për krime Lufte në ish- Jugosllavi, vdiq sot në një spital në Hagë pasi piu helm në momentin kur gjykatësi e shpalli verdiktin ndaj tij, raporton televizioni publik kroat, HRT.
Ai ka qenë i dënuar me 20 vjet burgim për krime të luftës ndaj boshnjakëve gjatë luftës së Bosnjës ndërsa Dhoma e Apelit sot ia konfirmoi dënimin.
Para se ta pijë helmin që e kishte në një shishe, Praljak kishte thënë se nuk është kriminel.
http://kallxo.com/shpallet-fajtor-nga-haga-pretendon-se-piu-helm-ne-seance/