Vazhdon shpërndarja e fletushkave reklamuese edhe përkundër Udhëzimit Administrativ që i ndalon

Nga 1 maji i këtij viti, nuk lejohet shpërndarja e fletushkave nëpër rrugë, vetura e hyrje kolektive. Kështu njoftoi drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Gjatë ditës së djeshme, ai njoftoi po ashtu në “Facebook” se trupa inspektuese ka filluar gjobat ndaj atyre që nuk e respektojnë Udhëzimit Administrativ për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore. Po ashtu, gjobat që janë shqiptuar nga inspektorët e Komunës së Prishtinës janë nga 90 euro.

Por, kjo nuk po respektohet nga të gjitha kompanitë që shpërndajnë fletushke reklamuese.

Në KALLXO.com kanë ardhur disa foto nga Rruga ‘Sylejman Vuçiterrna’, Kalabri e Re në Prishtinë, përkatësisht te banesat e Fitores, Hyrja nr. 3.

Në foto shihen fletushkat reklamuese te kutitë postare në hyrje të ndërtesës. Siç shihet në fotot e dërguara në KALLXO.com, fletushkat reklamuese janë të kompanisë “Viva Fresh Store”.