Deklarimet e Përparim Ramës për çështjen e tatimit në pronë

Kryetari i Komunës së Prishtinëa ka dal me tre rekomandime sa i përket çështjes së tatimit në pronë. 

Ai ka adresuar tre pika drejt ministrisë së financave për të menaxhuar situatën me tatimin në pronë. 

“I rekomandohet qeverisë dhe ministrisë financave që mbledhja e  tatimit, sipas vlerësimit të ri të nis nga 1 janar 2024, ndryshimi i ligjit për tatim në pronë ti lejojë kryeqytetit të faturojnë në vitin 2023 sipas vlerave të faturimit të vitit 2022 dhe Qeveria të subvecionojë qytetarët me deri 100 euro nga fatura e tatimit” tha ai. 

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka diskutuar lidhur me reagimet e qytetarëve për rritjen e tatimit më pronë i cili erdhi si pasojë e ri vlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave. 

Pasi ministria vlerësoi pronat duke u bazuar në të dhënat e tregut, rezultoi në rritje të vlerës së pronave dhe rrjedhimisht edhe cmimin në fatura. 

Përparim Rama, kryetar tha se aspekti i vlerësimit të pronave është në përpikmëri me ligjin, por që nevojiten analiza e përmirësime. 

“Aspekti i vlerësimit të pronave është në përpikshëmri me ligjin, vlerësimi duhet të ndodhë dhe të dijmë vlerën e pronave. A nevojiten më shumë përmirësime, besoj që po. Duhet të bëhen analiza shtesë në shoqëri pasi kemi raste sociale e të pastrehë. Nuk mendoj se ky ka qenë momenti për rritje të tatimit në pronë”, tha ai. 

Gëzim Sveçla nga LVV tha se ligji për tatimin në pronë është në fuqi nga viti 2018, pra jo i kësaj qeverie aktuale. 

‘Tatimi në pronë janë të hyra që i inkasion komuna. Ligji për tatimim në pronë është në fuqi nga tetori i vitit 2018. Si akt nënligjor është udhëzimi administrativ që përcakton mënyrën dhe afatet ligjore për vlerësim të pronave”, tha ai. 

Sveçla shtoi se vlerësimi i vitit 2019 nuk ka qenë real andaj ka dallim të madh vlerësimi i 2022. 

“Këtë ligj, për tatimin në pronë nuk e ka bërë qeveria aktuale. Qeveria nuk e ka rritur shkallën tatimore, por me vlerësimin e ri në bazë të çmimeve të tregut, ka rritje të vlerës së pronave. Vlerësimi i vitit 2019 nuk ka qenë real andaj ka shumë dallim nga ai i vitit 2022, atëherë është nënvleftësuar vlera e pronës”, shtoi ai.

Sipas tij, mundësia më e mirë është falja e 100 eurove nga fatura e tatimit në pronë. 

Nënkryetari Alban Zogaj tha se institucionet mbledhin taksa për projekte investive dhe komuna e Prishtinës e ka substaciale mbledhjen e tatimit në pronë. Sipas tij, me kërkesë për shtyrje po cenojnë edhe të ardhmen e qytetarëve.

Leotrim Retkoceri, PDK tha se disa lagjeve luksoze u është ulur tatimi, derusa ka rritje deri 100 për qind në qendër dhe përreth. 

“Në jemi kundër rritjes së tatimit në pronë. Raporti i vlerësimit ka ndikuar në rritjë të tatimit. Propozimi i LVV është jo ligjor pasi Komuna nuk mund të fal borgje.

Zonat qendër dhe përreth u është rritur tatimi  mbi 100 për qind, derisa lagjet si Marigona Hill u është ulur tatimi”, tha ai 

Bahri Gashi, AAK tha se krejt kjo rritje çmimi ka shkuar nëpër një mjegull të madhe. Sipas tij, do duhej të kishte informim të publikut pasi qytetarët e kanë maarr vesh kur kanë shkuar të bëjnë pagesën. 

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës ka heshtur, pasi ka tentuar ta kalojë në heshjte këtë rritje, deri në reagim të qytetarëve. 

Derisa Sami Boroci nga AKR e ka konsideruar si hipokrizi propozimin e LVV-së për falje ederi 100 eurove nga faturat, për diçka që, sipas tij, e kanë shkaktuar vetë. 

Derisa, Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim theksoi se Qeveria ka mundur ta zvarrisë këtë vlerësim për më vonë, pasi kemi edhe situatën me inflacionin.