Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kush e financoi fushatën e Përparim Ramës?

Përparim Rama, kryetari i zgjedhur i Prishtinës, ka thënë se pjesën më të madhe të fushatës e ka financuar me mjete të tij.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” bëri të ditur se me fushatën në përgjithësi është marrë Kryesia e LDK-së dhe se financimi do bëhet publik.

“Me financimin e fushatës është marrë Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ato do jenë publike. Kurse, të gjitha ato dizajne, video i kam bërë me kompaninë time, janë investime të mia personale”, ka thënë Rama.

Ai tha se bazuar në punën që ka bërë, sa i përket investimit vetanak, fushata mund t’i ketë kushtuar deri në 300 mijë euro.

“Fushata drejtpërdrejt mund të them se më ka kushtuar deri në 300 mijë euro, kaq para do i merrja dikujt në punën që kam bërë”, shtoi Rama.