Qirinj në nderim të Qerim Çoçajt - Foto: KALLXO.com

Varroset viktima i cili humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Gjilan

Qerim Çoçaj i cili vdiq ditën e djeshme pas lëndimeve të marra nga aksidenti në Gjilan do të varroset sot .

Komuna me anë të një njoftimi  ka thënë se pas procedurave të obduksionit, varrimi i Çoçajt do të bëhet në orën 15 në varrezat e qytetit në Prizren.

“Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan. Ndërkaq, e pamja do të mbahet në Gjilan, tek shtëpia e të ndjerit. Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, shokëve, miqve e farefisit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur dhe 27 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi në qendër të Gjilanit.

Kallxo.com në vazhdimësi po raporton për të rejat rreth aksidentit dhe gjendjen e të lënduarve.