Vendi ku ndodhi aksidenti i së premtes - Foto: KALLXO.com

Varrosen edhe tri viktimat e aksidentit të së premtes

Pasditen e sotme në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit, u varrosën tre anëtarët e familjes, Shala, të cilët në mbrëmjen e së premtes humbën jetë tragjikisht në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në aksident ishte e përfshirë edhe vetura e eskortës së ambasadores turke ku mbetën të vdekur katër persona.

Në varrezat e fshatit Ponesh të komunës së Gjilanit sot u varrosën Agron Shala, 24-vjeçar, Osman Shala dhe Arife Shala, 88-vjeçare, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku të premten në mbrëmje./RTK

https://kallxo.com/tre-eksperte-hetojne-shkaqet-e-aksidentit-me-4-te-vdekur/