Udhëtimi i Fundit i Jahjagës si Presidente në Bruksel

Katër ditë para se ta dorëzojë mandatin te pasardhësi i saj, Presidnetja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Më 7 prill, Hashim Thaçi do ta japë betimin si President para deputetëve të Kuvendit ndërsa një ditë më vonë ai do ta marrë postin e kreut të shtetit nga Jahjaga në një ceremoni që do të mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës.

Në takimin e fundit me Mogherinin si Presidente, Jahjaga e ka falënderuar diplomaten evropiane për mbështetjen dhe angazhimin që ajo ka pasur ndaj Kosovës.

“Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që perspektiva e integrimit evropian të forcohet edhe më tutje me Republikën e Kosovës dhe shtetet e tjera të rajonit si agjendë e cila siguron thellimin e reformave të brendshme në secilin vend dhe nxitë përmirësimin e marrëdhënieve për fqinjësi të mirë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Sipas njoftimit Presidentja Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga që procesi proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përqendrohet edhe në implementimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur në Bruksel.

Kurse ne njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian thuhet se bashkëpunimi i mirë me Presidentën ka sjell edhe shume hapa pozitiv në marrëdhënien BE-Kosovë siç është edhe MSA-ja.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe Presidentja kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale të politikës në Kosovë dhe për rëndësinë e funksionimit të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit ato kanë biseduar edhe për nevojën e një bashkëpunimi të fortë në mes BE-së dhe regjionit në përballimin e sfidave të përbashkëta si zhvillimi ekonomik dhe siguria duke përfshirë ndalimin e radikalizmit.

Presidentja Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Bruksel ka vendosur lule  pranë stacionit të metrosë Malbek që ishte cak i sulmeve terroriste ditë më parë, për të nderuar viktimat dhe në shenjë solidariteti me familjarët e tyre dhe qytetarët e Belgjikës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Jahjaga ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë stacionit të metrosë Malbek në Bruksel, që ishte cak i sulmeve terroriste ditë më parë, për të nderuar viktimat dhe në shenjë solidariteti me familjarët e tyre dhe qytetarët e Belgjikës.

jahjaga1