Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Tri vjedhje të kafshëve brenda dy ditëve në Novobërdë

Në Komunën e Novobërdës janë raportuar dy vjedhje të gjedhëve brenda një nate.

Fillimisht më 12 mars, rreth orës 22:00, një person kishte raportuar se disa persona të panjohur i kishin vjedhur gjedhe.

Më 13 mars ishin raportuar dy vjedhje të gjedhëve në Novobërdë.

Vjedhja e parë kishte ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate kurse vjedhja e dytë është raportuar se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

Rastet janë duke u hetuar nga Policia.