Hajnat vodhën 5 lopë në vlerë mbi 6 mijë euro në Trestenik të Pejës
25.9.2022 - 09:25
Dy raste të vjedhjes së lopëve kanë ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Trestenik të Pejës.
Sipas raportit policor, rasti i parë kishte ndodhur rreth orë 05:30 të së shtunës, ku një burrë ka informuar se persona të pa njohur nga stalla i kanë vjedhur dy lopë.
Sipas qytetarit, vlera e dëmit është rreth 2500 euro.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 07:00. Ankuesi tjetër pretendon se iu vodhën tri lopë.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3700 euro.
Të dyjat rastet janë duke u hetuar.