Foto: Ilustrim

Kosovari kapet në kufi duke kontrabanduar 25 krerë gjedhe

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person nën dyshimin për kontrabandë me kafshë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Kabash në pikë kufitare të Kosovës, dje rreth orës 12:07.

PK-ja njofton se gjatë kontrollimit të kamionit të tij, i dyshuari kishte të ngarkuar 25 krerë gjedhe, për të cilat nuk posedonte dokumentacion për prejardhje dhe për transport të kafshëve.

Inspektorët e AVUK ka bërë verifikimin dhe janë konfiskuar kafshët dhe kamioni, ku janë dërguar në terminal doganor.