Ilustrim - Policia në aksion

Ngarkon gjedhe në kamion pa dokumentacion, shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në Polici, pasi që dyshohej për kontrabandë me kafshë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pozharan.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari në kamionin e tij kishte ngarkuar pesë krerë gjedhe.

Këto kafshë ai i kishte ngarkuar pa dokumentacionin përkatës.

Sipas Policisë, kamioni dhe kafshët janë dërguar në terminalin doganor.

Ndërsa, pas vendimit të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.