TKK mban homazh për aktoren Fatime Llugiqi

Në një ceremoni të organizuar sot në Teatrin Kombëtar Kombëtar,  ish- aktroja shumë vjeçare e këtij teatri, Fatime Llugiqi ka marrë lamtumirën e fundit nga familjarët dhe kolegë të saj.

Aktorja Fatime Llugiqi ka ndërruar jetë ditën e djeshme  në moshën 67 vjeçare dhe për të kujtuar kontributin e saj TKK ka organizuar një mbledhje komemorative.

Duke vlerësuar punë e aktores në dërrasat e TKK-së, drejtori i këtij teatri Agim Sopi, ka pohuar se Fatimja kur ishte në skenë dëshironte të ishte esenca, por jo ambalazh.

“Ashtu siç ishte, e kaloj gjithë jetën heshtur, e tërhequr si pjesë e një pozitivitet që në logjikën time është emocion i thellë, është vetë arti”, ka thënë drejtori Sopi.