Ilustrim

Theret e thikë një person

Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme në Fushë-Arrëz të Shqipërisë.

Raportohet se shtetasi Aleksandër Matoshi është goditur me thikë nga shtetasi  me iniciale E.H. Ende mbetet i paqartë shkaku i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Pukës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë, raporton Oranews. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.