Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit në rrugën Shkup-Tetovë në Maqedoninë e Veriut.

“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në 13-të ka shkuar numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur në rrugën Shkup – Tetovë.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Sipas tij 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital.

https://kallxo.com/shkon-ne-13-te-numri-i-te-vdekurve-nga-autobusi-i-rrokullisur-ne-rrugen-shkup-tetove/

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga aksidenti ku kanë mbetur 13 të vdekur në rrugën Shkup – Tetovë.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://kallxo.com/haradinaj-i-tronditur-nga-aksidenti-me-13-te-vdekur-ne-rrugen-shkup-tetove/

Zyra e prokurorit publik kryesor kërkon të bëjë një analizë të gjakut dhe urinës së shoferit të autobusit që është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Tetovë.

Për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, prokurori publik do të lëshojë urdhra për autopsinë e të ndjerit, si dhe inspektimin teknik të automjetit.

https://kallxo.com/prokurori-publik-kerkon-ti-behen-analizat-shoferit-te-autobusit-te-aksidentuar/

www.kallxo.com