Thaçi nga Washingtoni flet për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas pak do të flas në Council on Foreign Relations në Washington DC, për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Gjatë ditës së sotme presidenti Thaçi është duke qëndruar në për një vizitë në SHBA, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.