Thaçi në Hapjen e Lojërave Olimpike

Presidenti Hashim Thaçi po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Ai ka arritur në Pyeongchang pas një vizite disaditëshe që pati në SHBA.

Me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, Thaçi po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore.

Gjatë qëndrimit në Pyeongchang, presidenti do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, për t’i dhënë mbështetje skitarit Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Lojërat Olimpike Dimërore po i përcjellin nga afër mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë e përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota.