Foto: RTV 21

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Lëkundje të forta tërmeti kanë dridhur Shqipërinë në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në veriperëndim të Tiranës.

Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 5.2 ballë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë por edhe në Kosovë.

Paraprakisht nuk raportohet nga autoritetet për persona të plagosur apo dëme të shkaktuara.