Teatri ODA shënon 16 vjetorin e themelimit me shfaqjen ‘Graviteti’

Shfaqja “Graviteti” me tekst të Lirak Çelajt dhe regji të Florent Mehmetit jepet sot premierë duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin ‘ODA’.

Përmes një njoftimi ‘ODA’ ka bërë të ditur se premiera e kësaj shfaqje jepet me rastin e shënimit të 16 vjetorit të themelimit të këtij Teatri.

‘Graviteti’ përbëhet prej skenave të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun.

Graviteti – është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e këtyre kronikave, thuhet në njoftimin e teatrit ODA.

 

 

Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, arbëreshëve, emigrantëve të parë të Shqipërisë e deri te personazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer.

Në shfaqje luajnë: Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli, Leonit Maloku