Teatri i Gjilanit

Nata e tretë e ‘Talisë së Flakës’, jepet shfaqja prishtinase ‘Graviteti’

Shfaqja “Graviteti’ e Teatrit ODA nga Prishtinës jepet sot në natën e tretë të festivalit të dramës origjinale shqipe, “Talia e Flakës” që po bahet në Gjilan.

Shfaqja “Graviteti” e shkruar nga Lirak Çelaj me regji të Florent Mehmeti shafet  në ora 19:00 në Teatrin e Gjilanit.

Graviteti është një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave – kronikë të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun.

 Në shfaqje luajnë: Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli dhe Leonit Maloku.

Festival i dramës origjinale shqipe, “Talia e Flakës” po mbahet në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e janarit” në Gjilan.