Shfaqja “Qyteti po rritet” transmetohet sot në livestream

“Qyteti po rritet” është shfaqja e cila do të transmetohet sot nga ora 21:00  në livestream, njofton Teatri ODA.

Drama me regji të Florent Mehmetit dhe skenar të Jeton Neziraj “Qyteti po rritet”, është shfaqje në të cilën rrëfehet ngjarja për një vajzë e cila  pëson aksident.

Ngjarja shpaloset  nëpërmes letrës që babai i saj e vendos në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një mirëmbajtës komune, të cilit i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, e dërgon letrën në media prej të cilës ngjarja e vajzës bëhet ngjarje e madhe.

Kjo shfaqje e inskenuar në vitin 2007 është xhiruar dhe realizuar për transmetim televiziv nga Kohavision.

Në shfaqje luajnë: Ilire Vinca, Arben I. Kastrati, Luan Jaha, Adrian Morina dhe Naser Rafuna.