Si ndikon puna në hapësirë te astronautët burra dhe gra?

Rreth 564 njerëz kanë udhëtuar në hapësirë – 65 prej tyre gra. Kjo përkundër faktit se gruaja e parë në hapësirë, kozmonautja Sovjetike Valentina Tereshkova, ka udhëtuar në orbitë qysh në vitin 1963.

NASA-s iu deshën 20 vjet për t’u bashkangjitur dhe në vitin 1983 Sally Ride u bë gruaja e tretë dhe e parë Amerikane që ka udhëtuar në hapësirë.

Para udhëtimit të saj ajo u pyet nga mediat se a do të merrte ndonjë grim në udhëtimin e saj dhe a kishte qarë kur kishte keqfunksionime në simulimin e fluturimit.

Të Premten në 18 Tetor, NASA kreu udhëtimin e parë në hapësirë të një ekipi të përbërë vetëm me gjininë femërore pasi planet në fillim të këtij viti dështuan për shkak të mungesës së kostumeve hapësinore me masë të mesme për t’iu përshtatur një prej astronautëve.

Në dekadën e fundit, Dr Varsha Jain ka punuar me gjysmë orari si gjinekologe hapësinore.

Ajo kombinon punën e saj të doktoraturës në Qendrën MRC për Shëndetin Riprodhues në Universitetin e Edinburgh me hulumtime së bashku me NASA për shëndetin e grave në hapësirë.

Në një intervistë për BBC ajo ka treguar për shëndetin e astronautëve e sidomos atyre gra në hapësirë.

 A ndikon hapësira tek burrat dhe gratë ndryshe?

Doktoresha thotë se përshtatja e përgjithshme me mjedisin hapësinor është afërsisht e njëjtë për burrat dhe gratë por ka disa ndryshime.

Gratë kanë më shumë të ngjarë të ndjehen të sëmurë kur hyjnë në hapësirë, burrat ndodh të sëmuren pasitë kthehen në Tokë.

Burrat kanë më shumë probleme me shikimin dhe dëgjimin e tyre kur kthehen nga hapësira, ndërsa gratë nuk e kanë këtë problem. Kur gratë kthehen, ata kanë probleme në menaxhimin e presionit të gjakut kështu që ata ndjehen mjaft të dobëta.

Pra, ka disa ndryshime delikate dhe ne nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë me ndryshimet hormonale ose më shumë ndryshime fiziologjike që po ndodhin. Dhe në një pikëpamje afatgjate, të kuptuarit e këtyre dallimeve do të na ndihmojë të kuptojmë më shumë rreth shëndetit të njeriut në Tokë.

 Po për menstruacionet në hapësirë?

Kur Amerikanët dërguan Sally Ride lart në hapësirë, pyetjet që kishte NASA ishin se çfarë do të ndodhte me menstruacionet e grave dhe si e llogaritim këtë?

Astronautët gra thanë në atë kohë, ‘le ta konsiderojmë si jo problem derisa të bëhet problem’. Por udhëtimi në hapësirë është pak a shumë si një udhëtim në kamping dhe inxhinierët duhej të planifikonin gjëra të tilla si për shembull sa produkte sanitare ishin të nevojshme.

Për shkak se ishte një kohë me mbizotërim të burrave, shifrat për të cilat ata menduan se duheshin ishin 100 ose 200 tampona për një javë! Ata shpejt arritën në përfundimin se nuk ishin të nevojshme aq shumë.

Shumica e astronauteve  tani përdorin pilula kontraceptive për të ndaluar menstruacionet e tyre dhe janë të sigurta në këtë që bëjnë sepse ato janë gra të shëndetshme.

“Një nga detyrat e punës sime ishte të hulumtoja mënyra të tjera për gratë që të ndalonin periudhat e tyre për të parë nëse gjëra të tilla si spirale kontraceptive mund të ishin më efektive”, tha ajo.

 Pse tualetet në hapësirë ndonjëherë janë sfidë për gratë?

Sipas doktoreshës ekzistojnë dy tualete në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, por inxhinierët nuk kishin llogaritur fillimisht gjakun.

Në hapësirë, urina nuk harxhohet, riciklohet dhe përfitohet ujë i pijshëm prej tij. Gjaku i menstruacioneve konsiderohet një material i ngurtë dhe asnjë nga tualetet në stacionin hapësinor nuk mund të dallojë të ngurtën nga materiali i lëngshëm, prandaj uji në të humbet dhe nuk riciklohet.

Ekzistojnë gjithashtu kufizime se si mund të përdoret uji për larje, kështu që praktikat e higjienës personale gjatë menstruacioneve gjatë fluturimit në hapësirë mund të jenë sfiduese.

A ndikon udhëtimi në hapësirë ​​në aftësinë tuaj për të pasur fëmijë?

Gjinekologia thotë se nuk ka asnjë efekt të dukshëm që udhëtimi në hapësirë ndikon në aftësinë e një astronauti për të pasur fëmijë. Eshtë e rëndësishme të mbani mend që edhe gratë dhe burrat  kanë pasur me sukses fëmijë pas misioneve të fluturimit në hapësirë.

Sidoqoftë, astronautet janë mesatarisht 38 vjeç gjatë misionit të tyre të parë.

“Kjo është një fushë ku unë mendoj se NASA po angazhohet për të mundësuar një mjedis pune mbështetës. Në fund të fundit, ngrirja e vezëve ose spermës është tërësisht një zgjedhje personale dhe me sa jam në dijeni, Nasa nuk ka ndonjë protokoll të veqantë mbi atë që duhet të bëjnë astronautët e tyre përpara misioneve të fluturimit në hapësirë”, tha doktoresha

Ne e dimë se astronautët rrezikojnë rrezatimin në hapësirë ​​dhe nuk kemi asnjë ide se si kjo do të ndikojë në fertilitetin e grave.

Cilësia e spermës zvogëlohet pas udhëtimit në hapësirë, por pastaj spermatozoidet rigjenerohen përsëri në Tokë, kështu që nuk njihet për dëme afatgjate. Gratë lindin me të gjitha vezët që u duhen për tërë jetën, kështu që NASA është shumë mbështetëse e astronautëve gra që ngrinë vezët para misioneve të tyre.