Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Teatri i Qytetit të Mitrovicës merr emrin e Muharrem Qenës

Kuvendi Komunal i Qytetit të Mitrovicës së Jugu ka emëruar Teatrin e Qytetit me emrin e regjisorit dhe aktorit Muahrrem Qena.

Nga sot, Teatri i këtij qyteti do të quhet Teatri “Muharrem Qena”.  Këtë vendim Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut e mori gjatë mbledhjes së stome, me propozim të Departamnetit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kësaj komuna.

Lajmi për emërimin e Teatrit të Qytetit të Mitrovicës së Jugu si Teatri “Muharrem Qena” e ka bërë të ditur edhe drejtori i DKRS të kësaj komuna, Tafil Peci.

“Sot në Seancën e 18-të të rregullt te Kuvendit, Asamblistët unanimisht aprovuan Propozim-vendim e DKRS për emërtimin e Teatrit të Qytetit të Mitrovicës me emrin “Muharrem Qena””, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Muharrem Qena, u lind në qershor të vitit 1930 në Mitrovicë. Ishte një prej themeluesve të skenës teatrore në vend, kontribut sidomos dha në themelimin e teatrove nëpër Kosovës.

Përveç aktor dhe regjisor, ai u tregua edhe një kantautor, krijimet e të cilit lanë gjurmë në muzikën argëtuese në vend.  Ai  vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë artistike.