Teatri i Gjilanit me premierë speciale për fëmijë më '1 Qershor'

Teatri i Qytetit të Gjilanit do të shfaqë të shtunën, më 1 qershor premierën e shfaqjes për fëmijë “Beli, Blerta dhe Balena Blu”,  me koncept dhe regji nga Burim Baftiut.

Shfaqja jepen në ora  11:00 ndërsa jepen enkas për shënimin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të Teatrit Magjike të Fëmijëve.

Shfaqja është e bazuar në tregimet dhe përvojat e fëmijëve dhe vjen në një format të jashtëzakonshëm dhe shumë aktual, mjaft edukative, argëtuese dhe mbi të gjitha magjike.

Shfaqja rrëfen historikun e Beli, një lojtar i pasionuar dhe i fiksuar pas lojërave elektronike, i cili bie viktimë e Balenës Blu dhe fillon të mungojë edhe në shkollë nga frika prej saj.

Blerta, shoqja e tij më e ngushtë, kupton këtë gjë dhe fillon t’i ndihmojë atij ta mposhtë frikën dhe ta rikthejë në shkollë.

Një tregim fantastik, një lojë e jashtëzakonshme dhe më e rëndësishmja – një leksion ose edukim për të gjithë fëmijët.

Në shfaqje luajnë Safete Mustafa dhe Gëzim Bucolli.