Foto-ilustrim

‘Balena Blu’, e Mitura Gërvisht Duart

Sipas Policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 20:45.

Në raportin e saj, Policia thekson se prindi kishte raportuar se vajza e tij e mitur me një mjet të mprehtë i kishte gërvishtur duart duke bërë vizatime në formë balene.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ky rast nga Policia po trajtohet si mashtrim.

Të enjten, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për vigjilencë karshi lojës në internet “Balena Blu”, e cila në disa vende të botës i ka çuar fëmijët drejt vetëvrasjes.

Ndërsa dje Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur procesin e bllokimit të lojës “Balena Blu”.

http://kallxo.com/nis-bllokimi-balenes-blu-ne-rrjetin-e-kosoves/