Edita Tahiri, Ministre për Dialog. Foto: Kallxo.com

Tahiri: Serbia ka Bllokuar zbatimin e Marrëveshjeve

Ministrja Edita Tahiri ka paraqitur një raport zyrtar pranë Bashkimit Evropian rreth gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore e Republikës së Kosovës në dialogun e Brukselit ka paraqitur një raport zyrtar pranë Bashkimit Evropian rreth gjendjes në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Në këtë raport theksi është vënë vetëm te marrëveshjet që janë në pritje të zbatimit, duke vënë në pah bllokadat, pengesat dhe sabotimet që Serbia ia ka bërë procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe motivet që qëndrojnë pas tyre.

Në raport theksohet se Serbia ka bllokuar marrëveshjet për energji, drejtësi, diploma dhe kadastra. Ka penguar rivitalizimin e plotë të Urës së Mitrovicës dhe rivitalizimin e rrugës kryesore në Mitrovicën veriore, shpërbërjen e komunave paralele serbe, ka sabotuar zbatimin përfundimtar të marrëveshjes për shuarjen e “mbrojtjes civile” / gjegjësisht çështjen e objekteve për institucionet e Kosovës ku ish anëtarët  “MC ” janë të punësuar. Ndërsa ende mbështet disa nga strukturat paralele të saj në Kosovë, në kundërshtim me Marrëveshjet e Brukselit.