Policia te shkolla '7 marsi'. FOTO: KALLXO.com

Sulmi me thikë ndaj mësueses në shkollën '7 Marsi', reagon Këshilli i Prindërve

Dje në shkollën 7 Marsi në Prishtinë një grua ka therur me thikë mësuesen e kësaj shkolle V.P., 49 vjeçare.

Për rastin është njoftuar policia e Kosovës, e cila ka arrestuar të dyshuarën B.D., 38 vjeçare.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës.

Këtë rast ata e kanë cilësuar të pashembullt dhe jonjerëzor. Sipas tyre, nuk ka asnjë justifikim që e arsyeton këtë veprim.

“E dënojmë ashpër këtë akt të pashembullt e jonjerëzor. Nuk ka asnjë justifikim që mund të arsyetojë një veprim të tillë“, ka shkruar këshilli në reagimin e tyre të bërë në Facebook.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-plagosjen-e-mesueses-ne-prishtine/

.