Shkolla fillore "Faik Konica", Prishtinë, Foto: Rinesa Osmanaj, KALLXO.com
Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë proteston kundër grevës në arsim
Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë nëser do të protestojë në oborrin e kësaj shkolle.
Protesta është për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mosfillimit të procesit mësimor.
Protesta raportohet se do të fillojë nga ora 12:00.
Një grevë e përgjithshme ka filluar tash e një muaj në vend nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Tri kërkesat e BSPK-së janë rritja e pagës për 100 euro për të gjithë të punësuarit derisa të miratohet e zbatohet Ligji për Paga, plotësim- ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti dhe zbatimi sa më parë i Ligjit të miratuar dhe të shpallur për Sigurimin Shëndetësor qysh më 2014.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot ka njoftuar se greva nuk do të ndalet.