Foto: Ilustrim

Suharekë, punëtori bie nga tri metra lartësi

Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar gjatë kohës sa po punonte në një shtëpi në fshatin Greikoc në Suharekë.

Policia ka njoftuar se viktima derisa ishte duke punuar në një shtëpi nga pakujdesia ka rënë nga tri metra lartësi.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë

Njësitet përkatëse dhe Inspektorati i Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i cili mbetet nën hetime.