Studiuesja Keiko Wells nga Japonia nesër mbanë ligjëratë në Institutin Albanologjik

Studiuesja nga Japonia prof. Keiko Wells që vjen nga Universiteti Ritsumeikan i Kyoto-s, do të mbajë nesër, më 8 maj 208, ligjëratën “Japanese Folk Religious Song Narrative, Sekkyo-bushi, and Its Variations from 700-years Tradition”.

Përmes një njoftimin publik, Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik bën të ditur se ligjërata do të fokusohet në rrëfimet e kënduara popullore religjioze japoneze, të quajtura Sekkyo-bushi, të cilat kanë bërë jetë ndër shekuj.

“Ato janë rrëfime të mrekullishme që tregojnë për dinamikën e psikologjisë njerëzore dhe e ilustrojnë universin e saj në formën të rrëfyerit analogjik. Janë shfaqur duke iu shoqëruar, por edhe janë rikrijuar, në shfaqje kukullash, në shfaqje tradicionale (Teatri kabuki) por edhe në filma”, thuhet në njoftimin e IAP-së.

Prof. Wells  është duke realizuar një vizitë hulumtuese tri javësh në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ndërsa ligjërata që do të mbahet nesër na kjo studiuese japoneze do të jetë e hapur për publikun.