Foto: Ilustrim

Sprej në Shkollë, 5 Persona Kërkojnë Ndihmë Mjekësore

Pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përdorimit të një spreji nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Batllavë të Podujevës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Batllavë, saktësisht në një shkollë nga një person është përdorur një sprej, nga i cili tretman mjekësor kanë kërkuar pesë persona”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, dyshohet se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të disa personave.

“Njësitet policore po merren me rastin”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.