Pesë Kandidatë në Garën për Rektor

Në ora 15:30 është mbyllur konkursi për kandidatët që synojnë pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kandidatët që kanë konkurruar janë Lul Raka, Isuf Musliu, Sali Bashota (Fakulteti i Filologjisë), Naser Sahiti (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike), dhe Anton Berishaj (Fakulteti i Filozofisë). Tre të fundit kanë aplikuar sot, në ditën e fundit të konkursit.

Këta kandidatë do të intervistohen më 4 mars dhe në të njëjtën ditë do të përzgjidhet njëri prej tyre.

Ndërsa, rektori i ri do ta fillojë punën më 15 mars 2016.

11:03

Për rektor kanë konkurruar Lul Raka e Isuf Musliu.

Këto kandidatura i konfirmoi për KALLXO.com sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës Esat Kelmendi.

Lul Raka është profesor i Mikrobiologjisë dhe Mjekësisë Sociale në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa Isuf Musliu është profesor i Gjuhës Shqipe.

Kandidatët për rektor do të intervistohen më 4 mars dhe në të njëjtën ditë do të bëhet edhe përzgjedhja e rektorit.

Puna e rregullt për rektorin e ri dhe të gjithë strukturat udhëheqëse të UP-së të zgjedhura në zgjedhjet e fundit  do të fillojë më 15 mars.

Universiteti i Prishtinës sivjet mbajti zgjedhje të përgjithshme që nisën me ato studentore e do të përfundojnë me zgjedhjen e rektorit.

KALLXO.com i ndoqi këto zgjedhje.

http://kallxo.com/mungese-entuziazmi-per-zgjedhje-te-studentet-e-up-se/

Pastaj u zhvilluan zgjedhjet për senatorë dhe ato për dekanë.

http://kallxo.com/6-fakultete-te-up-se-zgjedhin-senatoret/

http://kallxo.com/up-ja-nis-zgjedhjet-per-dekane/ [interaction id=”56d5689336e5105a3a2ec80d”]