Sonte në Jeta në Kosovë: Dialogu i Edita Tahirit
12.1.2017 - 17:56
Në intervistën për Jeta Xharrën, ministrja Edita Tahiri foli për atë se çka konsideron si sukses e çka si dështim nga dialogu me Serbinë i nisur që në mars të vitit 2011, nën ndërmjetësim të Bashkimit Europian.
Tahiri foli për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe shkallën e zbatimit të tyre ndërsa paralajmëroi masa ndaj Serbisë në rast se fqinji verior vazhdon t’i bishtnojë zbatimit të atyre marrëveshjeve të arritura.
Në këtë intervistë, Edita Tahiri flet edhe për kontaktet e qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Serbisë.
Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.