Sindikata i dërgon në bregdet 374 punëtorë të KEK-ut

Sindikata e Pavarur e KEK-ut ka vendosur që t’i gëzojë disa prej anëtarëve të saj, punëtor të KEK-ut, duke i dërguar 7 ditë në pushime verore.

374 anëtarë të kësaj sindikate do të shkojnë në pushime verore në bregdetin shqiptar gjatë kësaj sezone me shpenzimet që do të mbulohen  nga vet sindikata.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj sindikate, Izet Mustafa përmes një statusi në Facebook.

“Informohen anëtarët e SPEK ut që Kryesia Ekzekutive e SPEK ut në takimin e mbajtur me datë 30.05.2018 ka nxjerr vendimin rreth organizimit të pushimeve verore 2018. Duke u bazuar në kërkesat dhe mundësitë materiale që Shoqatat Sindikale kanë gjatë viti 2018 do të kenë mundësinë e pushimit nga 7 bujtje këta anëtarë”, ka shkruar Mustafa i cili ka publikuar edhe listën me emrat e të gjithë punëtorëve që do të shkojnë në pushime.

Më së shumti punëtor që do të shkojnë këtë vit në pushim janë nga Termocentralit ‘Kosova A’.