Gjykimi per keqperdorim te mentelave ne spitalin Isa Grezda ne Gjakove

Shtyhet seanca ndaj drejtorit të spitalit në Gjakovë

Ahmet Asllani drejtori ekzekutiv i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, bashkë me të akuzuarit Mirlinda Shehu-Kaqi, Flamur Zeneli, Mirlinda Mullahasani, Mentor Bytyqi, Kumrije Kameri, Adnan Brovina dhe Skender Ndrecaj po ngarkohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Arsyeja e shtyrjes së seancës që ndërlidhet me vepra të korrupsionit ishte mungesa e të akuzuarës Mirlinda Mullahasani.

Prokurori Agron Matjani, kërkoj nga trupi gjykues që seanca e sotshme të shtyhet, me arsyetimin se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje.

Gjykimin e sotëm e drejtoj kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika bashkë me anëtarët Gëzim Pozhegu dhe Manduhije Syla.

Matjani, gjithashtu para gjykatës shprehu vullnetin e tij për negociata të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, nëse edhe të akuzuarit janë të interesuar.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarës Mirlinda Shehu-Kaqi avokati Teki Bokshi, i propozoj gjykatës që ta pushoj procedurën penale.

“Sa i përket të mbrojturës time Mirlinda Shehu-Kaqi dhe të akuzuarit Flamur Zeneli, vepra penale veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike ka ardhur gjerë te parashkrimi relativ dhe se për këtë vepër penale është paraparë dënimi me gjobë ose burgim deri në 3 vite”, tha avokati Bokshi.

Lidhur me këtë propozim, gjykata do vendos me vendim të veçantë.

Tetë të akuzuarit, dy prej të cilëve përfaqësues të një biznesi si dhe drejtori aktual i spitalit, akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës se manipuluan me numrin e mantelave të cilat ishin paguar nga Spitali.

Të njëjtit ishin deklaruar të pafajshëm.

 

https://kallxo.com/nis-gjykimi-i-te-akuzuarve-per-keqperdorim-me-mantela-ne-spitalin-e-gjakoves/

Sipas aktakuzës, këta të akuzuar furnizimet me mantela për spitalin që kryheshin me sasi më të vogla, në letra i shënonin në sasi më të madhe të mallit.

Dy të pandehurit Mirlinda Shehu, menaxhere në ndërmarrjen El-Ri Graphic dhe Flamur Zeneli, po akuzohen se nuk i kishin dorëzuar spitalit mantelat të cilët ishin paraparë në kontratë.

“Në kontratë përfshiheshin 48 copë mantela me ngjyrë të bardhë, 302 copë pantallona dhe bluza të bardha, 78 copë pantollana dhe bluza të gjelbëra, 41 copë pantollana dhe bluza të pembe dhe 17 copë me ngjyrë të kaltër, ku vlera e këtyre arrin në 9.855 euro”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa tre të pandehurit Mirlinda Mullahasani, Mentor Bytyqi dhe Kumrije Kameri, kishin nënshkruar dokumentacionet të cilat tregonin se materialet janë dorëzuar.

Për të pandehurin Adnan Brovina në aktakuzë thuhet se në cilësinë e personit zyrtar-depoist, ka pranuar më pak uniforma se sa ishte e përcaktuar në kontratë.

 

https://kallxo.com/mjeke-e-infermiere-te-gjakoves-akuzohen-per-keqeperdoime-me-mantela/

Sipas aktakuzës po ashtu ishte përfshirë edhe përgjegjësi i infermierëve Skender Ndrecaj, i cili thuhet se ka bërë presion tek depoisti për pranimin e sasisë më të vogël të mantelave.

Si rrjedhojë këtë rast Gjykata e Apelit ka kthyer në rivendosje, pasi që avokatët e të akuzuarve ishin ankuar në Apel, pasi që Gjykata Themelore kishte refuzuar kundërshtimet e aktakuzës dhe provave nga ana e tyre.

 

https://kallxo.com/apeli-kthen-ne-rivendosje-rastin-e-8-te-akuzuarve-per-keqperdorim-me-mantela-ne-spitalin-e-gjakoves/

Kallxo.com kishte shkruar në Tetor për refuzimin nga gjykata të kundërshtimeve të aktakuzës.

 

https://kallxo.com/te-akuzuarit-per-keqperdorim-me-mantela-ne-spitalin-e-gjakoves-kundershtojne-akuzat/

 

Bëhet e ditur tashmë, se nga ana e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, është parashtruar padia për përmbushjen e obligimeve kontraktore ndaj të paditurës “NSH EL-Ri Graphic” dhe vlera e kontestit është 5.469.75 euro.

Kjo padi është dorëzuar si kopje në gjykatë dhe e njëjta vërteton se i ka shkaktuar dëm material Spitalit Rajonal.