Gjykimi per keqperdorim te mentelave ne spitalin Isa Grezda ne Gjakove

Apeli kthen në rivendosje rastin e 8 të akuzuarve për keqpërdorim me mantela në Spitalin e Gjakovës

Rasti i korrupsionit, ku akuzohen 8 mjekë e infermierë të Spitalit të Gjakovës, është kthyer në rivendosje nga Gjykata e Apelit.

Pjesë e këtij gjykimi është edhe drejtori ekzekutiv i Spitalit “Isa Grezda”, Ahmet Asllani.

Lajmin për kthimin në rivendosje të rastit të punonjësve shëndetësorë, e bëri të ditur gjyqtari Shaqir Zika.

Avokatët e të akuzuarve ishin ankuar në Apel, pasi që Gjykata Themelore kishte refuzuar kundërshtimet e aktakuzës dhe provave nga ana e tyre.

Kallxo.com kishte shkruar në tetor për refuzimin nga gjykata të kundërshtimeve të aktakuzës.

https://kallxo.com/te-akuzuarit-per-keqperdorim-me-mantela-ne-spitalin-e-gjakoves-kundershtojne-akuzat/

Tetë të akuzuarit, dy prej të cilëve përfaqësues të një biznesi si dhe drejtori aktual i spitalit, akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës se manipuluan me numrin e mantelave të cilat ishin paguar nga Spitali.

Të akuzuarit Mirlinda Shehu-Kaqi, Flamur Zeneli, Mirlinda Mullahasanu, Mentor Bytyqi, Kumrije Kameri, Adnan Brovina, Skender Ndrecaj dhe Ahmet Asllani, po ngarkohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, të cilët ishin deklaruar të pafajshëm.

https://kallxo.com/nis-gjykimi-i-te-akuzuarve-per-keqperdorim-me-mantela-ne-spitalin-e-gjakoves/

Sipas aktakuzës, këta të akuzuar furnizimet me mantela për spitalin që kryheshin me sasi më të vogla, në letra i shënonin në sasi më të madhe të mallit.

Dy të pandehurit Mirlinda Shehu, menaxhere në ndërmarrjen El-Ri Graphic dhe Flamur Zeneli, po akuzohen se nuk i kishin dorëzuar spitalit mantelat të cilët ishin paraparë në kontratë.

“Në kontratë përfshiheshin 48 copë mantelë me ngjyrë të bardhë, 302 copë pantollana dhe bluza të bardha, 78 copë pantollana dhe bluza të gjelbëra, 41 copë pantollana dhe bluza të pembe dhe 17 copë me ngjyrë të kaltër, ku vlera e këtyre arrin në 9.855 euro”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa tre të pandehurit Mirlinda Mullahasani, Mentor Bytyqi dhe Kumrije Kameri, kishin nënshkruar dokumentacionet të cilat tregonin se materialet janë dorëzuar.

Për të pandehurin Adnan Brovina në aktakuzë thuhet se në cilësinë e personit zyrtar-depoist, ka pranuar më pak uniforma se sa ishte e përcaktuar në kontratë.

https://kallxo.com/mjeke-e-infermiere-te-gjakoves-akuzohen-per-keqeperdoime-me-mantela/

Sipas aktakuzës po ashtu ishte përfshirë edhe përgjegjësi i infermierëve Skender Ndrecaj, i cili thuhet se ka bërë presion tek depoisti për pranimin e sasisë më të vogël të mantelave.

Bëhet e ditur tashmë, se nga ana e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, është parashtruar padia për përmbushjen e obligimeve kontraktore ndaj të paditurës “NSH EL-Ri Graphic” dhe vlera e kontestit është 5.469.75 euro.

Kjo padi është dorëzuar si kopje në gjykatë dhe e njëjta vërteton se i ka shkaktuar dëm material Spitalit Rajonal.

https://kallxo.com/e-akuzuara-per-mantelat-e-spitalit-te-gjakoves-jam-e-pafajshme-sepse-nuk-kam-pasur-asnje-perfitim/