Foto: Kallxo.com

Shtyhet në kohë të pacaktuar betimi i Goran Rakiqit

 

Seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Dejan Gurbeshiq, nuk ka dhënë asnjë arsyetim për këtë vendim.

Kurse Bashkim Cimili, zëvendes kryesues i kuvendit komunal në Mitrovicën së Veriut, ka thënë se nuk i di arsyet e shtyerjes së seancës.

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë”, tha Cimili.

E njëjta ka ndodhur edhe në Zveçan, ku as në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.

Ata janë zgjedhur kryetarë të komunave përkatëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave që u mbajtën më 19 maj.