Fotogaleri - Betohen ushtarët e rinj të FSK-së

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot i janë shtuar ushtarë të rinj.

Ata e kanë kryer betimin e tyre pranë të pranishmëve sot në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj.

Të pranishëm në ceremoni, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë ministri i kësaj ministrie, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.

Foto: KALLXO.com