Betohet kryetari i ri i Leposaviqit, zgjidhen nënkryetarja dhe kryetari i Kuvendit Komunal

Është betuar të enjten kryetari i ri i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Gjithashtu, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë zgjedhur në pozitën e nënkryetares dhe kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, deklaroi kryetari Hetemi. Gorsko Buriq u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Pas betimit ceremonial  që u zhvillua në një zyrë lokale e cila funksionon në shkollën “Kadri Bistrica” në Leposaviq, kryetari Hetemi doli para mediave dhe tha se punën do të vijojë ta kryejë nga Bistrica dhe jo nga objekti komunal deri sa t’u lejohet hyrja brenda kësaj komune.

Hetemi ishte kryetari i tretë, që sot kreu ceremoninë e betimit, pas atij të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Asnjë nga kryetarët e betuar sot nuk bënë betimin brenda objekteve komunale, por në shkolla.

Izmir Zeqiri nga PDK  u betua në zyrën lokale për komunitete në fshatin Çabër, Zubin Potok dhe Ilir Peci në shkollën “Isa Boletini” në Zveçan.

Kryetarët e 3 komunave nuk do ta kryejnë betimin në sallat plenare të Kuvendeve Komunale