Policia shqiptare - Foto: Facebook

Shtetasve të huaj u vidhen para me dhunë, 4 të arrestuar në Devoll

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, të cilët dyshohet se janë personat që u vodhën me dhunë 200 euro dhe 2 celularë dy shtetasve të huaj.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D.A., 19 vjeç, S.P., 17 vjeç, K.A., 22 vjeç, R.Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se u kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.