Shtetasi i huaj ndalohet në Aeroportin e Prishtinës për armëmbajtje pa leje

Një shtetas i huaj është ndaluar dje në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:00, gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar katër fishekë të gjuetisë.

Pas përfundimit të procedurave, policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari për armëmbajtje pa leje është liruar.