Mbledhja e KPK - 01.03.2019 FOTO KALLXO

Shpallet konkursi për Kryeprokuror Special

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkursin për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Konkursi u shpall pasi që kryeprokurori aktual Reshat Millaku me 4 prill do të dalë në pension.

Të drejtë aplikimi sipas rregullores së re kanë të gjithë prokurorët me mandat të përhershëm të cilët i plotësojnë kriteret e veçanta.

Konkursi do të jetë i hapur deri me 15 mars 2019.