Shpallet Konkurs për Kryetarë të Gjykatave

Është shpallur konkurs për kryetarë të gjykatave themelore dhe asaj të apelit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Konkursi përfshin kryetarët e gjykatave themelore në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë, kryetarin e Gjykatës së Apelit dhe përgjegjësit e degëve të gjykatave themelore në Lipjan, Vushtrri, Dragash, Viti, Klinë, Deçan, Rahovec, Malishevë, Shtërpcë, Suharekë, Novobërdë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 nëntor 2016.

Sipas konkursit, të drejtë aplikimi për kryetar të një gjykate kanë të gjithë gjykatësit e saj që kanë përvojë pune trevjeçare dhe ndaj të cilëve nuk ka të shqiptuara masa disiplinore.

Kryetarët aktualë të gjykatave themelore dhe asaj të apelit për të cilët u hap konkursi, nisën punën e tyre më 1 janar 2013.