Shoqërohet në Polici për Prishje të Rendit Para Kuvendit

Një person është shoqëruar sot në polici për prishje të rendit dhe qetësisë publike para ndërtesës së Kuvendit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti- Haziraj.

Prishja e rendit dhe qetësisë publike, sipas Ahmeti-Hazirajt ka ndodhur në mesditë.

“Rreth orës 12:00 është hapur një rast në Stacionin Qendra në Prishtinë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në lidhje me rastin një person është shoqëruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

Sipas zëdhënëses së Policisë Rajonale të Prishtinës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i shoqëruari në polici është liruar në procedurë të rregullt.

Sot në Kuvendin e Kosovës ishte paraparë seanca për shqyrtimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila është shtyrë për nesër.