Armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës, Foto: KALLXO.com
'Shënjestra' shkatërroi rrjetin e trafikut të armëve që vinin nga Turqia - PAMJE
Policia e Kosovës në një aksion të gjerë gjatë ditës së sotme ka konfiskuar një arsenal armësh të shkurtra dhe të gjata si dhe ka arrestuar 18 persona në lidhje me këtë rast.
Aksioni i Policisë ishte shtrirë në disa lokacione, si Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë.
Ky plan është organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 27 lokacione, objekte banimi si dhe objekte përcjellëse.
Ai tha se hetimi i grupit të dyshuar për trafikim me armë ilegale kishte filluar që më shumë se ketë muaj.
Sipas tij disa nga të dyshuarit janë edhe recidivist të veprës dhe janë të njohur për policinë.
“Hetimet kanë filluar bazuar në informacione se personat e dyshuar kanë trafikuar armë nga Maqedonia Veriore pastaj ne territorin e Kosovës kanë tregtuar me to”, tha drejtori Fetahu.
“Nuk përjashtohet mundësia që këta persona trafikojnë edhe armë të tjera te zjarrin por kjo është një formë tjetër sepse këta trafikojnë arme nga Maqedonia dhe Serbia. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 18 persona dhe janë konfiskuar 57 arme 9000 fishekë 2 vetura 10 mijë euro 25 telefona”, tha ai.
Te dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.
Policia mban konferencë për aksionin e konfiskimit të armëve
Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 24 juillet 2019
KALLXO.com raportoi në lidhje me aksionin e sotëm.
https://kallxo.com/aksioni-i-policise-arrestohen-18-persona-te-dyshuar-per-trafik-te-armeve/?fbclid=IwAR17x-IuqBsJUOg8p07OcNU6PPc0ZpETab8ky8M4ZiwuVhMid2Lgt4AMEDY
https://kallxo.com/pamje-policia-godet-rrjetin-e-trafikimit-te-armeve/
.